Aksidenti i mistershëm i merr jetën shqiptarit dhe shokut rumun në Spanjë, njëri prej viktimave me kokë të prerë...
Dy persona kanë humbur jetën në orët e para të së premtes në një aksident automobilistik në dalje të Los Narejos.
Ata po udhëtonin në drejtim të Kartagjenës, kur dy makina janë përplasur me njëra-tjetrësn duke lënë të vdekure në vend dy persona.
Sipas mediave spanjolle, njëri prej viktimave është një 33 vjeçar nga Shqipëria dhe një rumun, ndërkohë që një tjetër është plagosur.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5:35 të mëngjesit të sotëm, por mbetet një ngjarje e mistershme. Mësohet se dy viktimat ishin plotësisht të zhveshur dhe të gjymtuar, madje njëri e kishte kokën e prerë.
Autoritetet po hetojnë edhe pistën e larjes së hesapeve.
Punonjësit shëndetësorë trajtuan një të ri 33-vjeçar, i cili më vonë u dërgua në Los Arcos del Mar Menor. Për fat të mirë, gjendja e tij nuk ishte e rëndë. Ky i fundit deklaroi se një makinë ishte e ndaluar në mes të korsisë dhe nuk mund ta shmangte atë. Prandaj, hetuesit nuk përjashtojnë që një automjet tjetër të ketë marrë pjesë në aksident dhe të jetë larguar nga vendi i ngjarjes .
Trupat u gjetën disa metra nga vendi ku ndodheshin makinat e pasagjerëve të dëmtuar.