Festivali i dritave, ekspozita në Riad mirëpret artistë nga e gjithë bota

Më shumë se 33 instalacione dritash ndriçojnë kryeqytetin saudit në nisje të festivalit vjetor “Noor Riad”, që pritet të zgjasë më shumë se dy javë. 30 artistë ndërkombëtarë dhe sauditë janë pjesëmarrës në këtë event për të shfaqur krijimtarinë e tyre.

"Riadi do të bëhet një destinacion për të shfaqur krijimet më të fundit nga artistë ndërkombëtarë," tha Khalid Al-Zamil, drejtori i Projektit Artistik, duke shtuar se ekspozita synon pjesëmarrje të madhe, duke zbatuar masa të rrepta anti-COVID-19.

Susan Davidson, kuratorja e ekspozitës "Drita mbi dritë: Arti i lehtë që nga vitet 1960", tha se festivali organizohet për herë të parë në Arabinë Saudite, dhe përbën një një moment unik për Mbretërinë".

"Unë jam vërtet e kënaqur me mënyrën se si ka dalë ekspozita , lëvizja nga njëra punë në tjetrën të bën të kuptosh marrëdhëniet midis artistëve, si dhe ndryshimet në mënyrën se si ata e trajtojnë mediumin e dritës. ”

Ndërkohë, artisti belg Koert Vermeulen ndriçoi qiellin e Riadit, "ndërsa nënvizoi temën e festivalit, Nën Një Qiell". Vermeulen tha se vepra e tij artistike është një trup me peshë mbi 5 ton, që qendron në një lartësi prej 265 metrash, dhe përfaqëson lidhjen midis njeriut dhe qiellit në një mënyrë specifike.

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë arti vlerësuan efektivitetin, organizimin dhe cilësinë e lartë të festivalit.