Drenova i OST-së/ 5.8 mld lekë tendera, 54 pa garë nga 73 gjithësej
Ndërmarrja e operatorit të sistemit të transmetimit, nën drejtimin e Skerdi Drenovës ka zhvilluar për dy vite 5.8 miliardë lekë tendera, shumica prej të cilëve rezultojnë pa garë. Sipas të dhënave në APP, konkurrentët u skualifikuan ose mori pjesë vetëm 1 kompani që u shpall automatikisht fituesja.
Me marrjen e detyrës së drejtuesit tek Operatori i Sistemit të Transmetimit, Skerdi Drenova ka prokuruar 5.8 miliardë lekë në 73 tendera, shumica e të cilëve rezultojnë pa garë.
Fenomeni i konstatuar më shpesh janë procedurat ku ka marrë pjesë vetëm një subjekt që automatikisht është shpallur dhe fituesi.
Në këtë mënyrë, institucioni nën drejtimin e Drenovës ka nënshkruar 31 kontrata.
Një rast i tillë është edhe ndërtimi i linjës 100 Kv në Elbasan, me një fond limit 193.9 milionë lekë.
Nuk mungojnë as rastet kur për kontratën shfaqin interes disa kompani, të cilat skualifikohen për mungesë dokumentacioni, kriteresh apo sepse nuk paraqesin ofertë, duke lënë në garë vetëm një kompani.
Konkretisht, që nga koha kur Drenova ka marrë drejtimin e OST-së para dy vitesh e deri tani nga kjo ndërmarrje janë zhvilluar 23 tendera në këtë mënyrë.