Skandali me listat, Koka: Veliaj nuk del dot në këmbë rrugëve të Tiranës, e pështyjnë në surrat

Prej dy ditësh emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora ka denoncuar me fakte sesi ndryshohet në mënyrë fiktive vendbanimi i votuesve bnë bashkinë e Tiranës në zyrat elektorale të PS.

Gazetari, Bledian Koka, i ftuar në Rtv Ora thotë se është e paprecent sesi organet e hetimit nuk lëvizin gishtin lidhur me këtë skandal.

Koka: A ka ardhur prokuroria të kërkojë dokumentat, përgjimet apo investigimet që keni bërë ju për të nisur një hetim për këtë çështje? A keni ndonjë informacion që prokuroria, SPAK ka nisur hetim? Çfarë është kjo lëvizje, zemërgjerësi e bashkisë së Tiranës që fton njerëz nga Tropoja në Konispol që të vijnë të regjistrohen në Tiranë dhe të shijojnë mrekullitë e Lali Erit?

Lexo edhe: Thellohet skandali i regjistrimit të banorëve në Bashkinë Tiranë, BOOM sjell fakte se si ndryshohet vendbanimi fiktivisht

Koka thotë se kjo është një strategji e Veliajt, i cili pasi ka humbur territor në kryeqytet për shkak të premtimeve të pambajtura, bën këtë lëvizje me pasoportizime në këmbim të votave.

Koka: E ke parë Lali Erin të bëjë fushatë në mes të Tiranës? Nuk bën dot. Sepse e di që po të dalë në këmbë rrugëve Tiranës, në rastin më të mirë atë e pështyjnë në surrat, në rastin më të keq nuk dihet se çfarë ndodh. Kryetari i bashkisë së Tiranës shkon dhe kërkon vota për PS në Rrogozhinë, jo te Shkolla e Kuqe, as në Ali Dem dhe as në Kinostudio. Shkon ose nga fshatrat ku bën ndonjë shtëpi, ose në Rrogozhinë. Duke mos pasur mundësi për këtë në këmbim të këtij pasaportizimi dhe vendit të punës që nuk do ta marrin kurrë u kërkohet vota për PS.

Një turp të madh Koka e konsideron edhe riciklimin e premtimit nga socialistët për garantimin e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë.

Koka: A ka turp më të madh? E kanë mbajtur premtimin, 24 orë në muaj. Fatura e ujit sot në Tiranë është shumë më e shtrenjtë se e dritave.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana