Debreshi: Duam statusin e minatorit, njerëzit në pikë të hallit, minierat po shfrytëzohen pa kriter

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidati i pavarur, Elton Debreshi u shpreh se njerëzit janë në pikë të hallit dhe minierat po shfrytëzohen pa kriter në Bulqizë.

Debreshi tha se minatorët bëjnë një punë të vështirë dhe se nuk ka spital dhe kushte mjekësore për të tradhtuar minatorët që kanë sëmundje dhe probleme shëndetësore të ndryshme.

Debreshi: Nëse do të më jepej mundësia që të isha vendimtar në zgjedhje nuk do të shkoja me asnjë parti se kanë lekë boll. Do të kërkoja që të realizoheshin të gjitha premtimet që unë i kam premtuar njerëzve të Bulqizës.

Nëse miratohet statusi i minatorit, unë e jepja dorëheqjen para se të bëhesha deputet. Njerëzit janë në pikë të hallit dhe minierat po shfrytëzohen pa kriter. Ne kemi trokitur në shtëpi, ku na kanë dalë të moshuar që na kanë thënë se fëmijët u kishin të gjithë.

Produktet bujqësore hidhen në lum se ua marrin për pak lekë. Vota e qytetarëve fitohet duke qenë në ballë të popullit, në protestën e minatorëve, naftëtarëve, e Shoqatës së Drinit të zi. Këtu tregohet vota, jo kur gatuan në shtëpi makarona dhe tjetri nuk ka bukë të hajë. Nuk ndryshohet Shqipëri kështu. Edi Rama i ka vënë këmbën në fyt punëtorëve.

Ne bëjmë një punë shumë të vështirë. Nuk shkojmë në punë dhe do të rrimë rehat, sepse nëse nuk mbushim vagonin, ne nuk na shkruhet puna. Ne kemi probleme me spitalin, sepse minatorët kanë probleme me shikim, me mushkëritë, me hernien diskale.