Vargu: Ministrat ta bëjnë vaksinën live, babai im i sëmurë, më thonë sille te Air Albania, do ta ngjisim me ashensor ta vaksinojmë
Në një intervistë për Ora News, mjeku Petrit Vargu u shpreh se gjithë vendet e pasura të Evropës e kanë ndaluar vaksinës AstraZeneca.
Sipas Vargut, vaksinimi tregon edhe bazën e sistemit të mjekësisë se sa i organizuar është ky sistem.
Ai i bëri thirrje ministres së Shëndetësisë që ta mbarojë procesin e vaksinimit me 38 mijë vaksinat për 2 ditë, jo duke bërë 2100 në ditë.
Vargu: Gjithë vendet e pasura të Evropës e kanë ndaluar vaksinës. Sot numërohen raste dhe çuditem me ndonjë mjek që thotë se kjo është një vaksinë e rrezikshme, kur ne nuk kemi fakte se sa e rrezikshme është ajo në realitet. Ne duhet të ecim me raste që prevalojnë dhe që të bota i denoncon. Unë shoh që përdoren vaksina me numra serie që nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Ministrat le të dalin para kamerave dhe ta bëjnë vaksinën live aty. Kjo vlen më shumë se sa fjalët. Le të shohim disa fakte dhe kjo është praktika më e mirë që mund t'u japin qytetarëve.
Vaksinimi është një ndër tre kushtet, por jo kushti i vetëm. Tre kushtet janë maskë, vaksinimi dhe mjekim. Kjo e treta nuk përdoret në vendin tonë fare sikurse në vendet e tjera. Vaksinimi, gjë që i kisha paralajmëruar, vaksinimi nuk do propagandë, por duhet të jesh pranë problemeve. Vaksinimi tregon edhe bazën e sistemit të mjekësisë se sa të organizuar jemi. Por në ditë bëhen vetëm 2100 vaksina. Unë ftoj ministren e Shëndetësisë që të vaksinojnë me 38 mijë vaksinat për 2 ditë. Me 2 mijë vaksinave në ditë, mendoj se jemi totalisht të çorganizuar.
Vargu bëri edhe një denoncim duke folur për rastin e babait të tij, 93-vjeçar i cili nuk është vaksinuar pasi është sëmurë, por i kanë kërkuar ta çojë në atë gjendje te stadiumi Air Albania.
Vargu: Unë kam babain 93-vjeçar që pop pres radhën e vaksinimit. Babain ma thërritën para 3 javësh, por jo për snobizëm, por unë kërkova leja se ishte i sëmurë. Unë sot babain e kam me 4 diagnoza, kam 2 ditë që i kërkoj për vaksina Pfizer, u kërkova që ta bënin në shtëpi. Ata nuk vijnë në shtëpi për rastet e rënda, vetëm programojnë sikur e bëjnë. Ata më sugjeruan që ta çoj te Air Albania dhe do ta hipin me ashensor. Këtë gafë që kanë bërë me babain time, shpresoj që të mos e bëjnë me pacientë të tjerë. Nëse nuk është padije, kjo është një kalbëzim dhe një hakmarrje ndaj një personi që ka folur për pandeminë.