Kapet me 200 doza kanabis, arrestohet 30 vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 30 vjeçar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". Në pranga ka rënë shtetasi A. R.,banues në fshatin Shushicë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.   

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.