Aksident në Tiranë, gruaja përplas me makinë këmbësoren

Një këmbësore mbeti i plagosur mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në bulevardin "Zhan D'ark".

 "Mjeti me drejtuese shtetasen E. A., ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar" njofton policia.

E plagosura u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.