Basha: Shqipëria është e fundit në Europë për investimet në kërkim dhe zhvillim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka renditur dështimin e rradhës të qeverisë Rama në 8 vite qeverisje, sipas tij.

Sipas fotos të postuar në Instastory, Shqipëria renditet e fundit në Europë për investimet në kërkim dhe zhvillim.

"Si renditet Shqipëria në investimet në kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e Europës," ka shkruar Basha në Instastory.

"Përgjigjja: e fundit në Europë. Shqipëria në Eurpoë me distancë të thellë për investimet në kërkim dhe zhvillim," ka shkruar Basha.