Shkodra i uron mirëseardhjen, Basha: Nga këtu nis ndryshimi

Edhe Shkodra e priti Lulzim Bashën me ovacione e thirrje: Fitore! e "Rama Ik!"

Duke i përcjellë faleminderimet nga zemra, kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh i vendosur se më 25 prill do të çlirohet nga Rama.

“Nga Shkodra ka nisur dita e bardhë për shqiptarët. Më 25 prill do e shërojmë Shqipërinë nga një virosë 8 vjeçare. Në fillim do mposhtim covidin e madh dhe më psa covidin në çdo qytet të Shqipërisë” u shpreh Basha duke e quajtur pritjen një sinjal të rëndësishëm

Një studente çau turmën dhe shprehu pakënaqësitë për tarifat studentore.

Qindra qytetarë e shoqëruan Bashën në pedonale bashkë me drejtuesin politik Helidon Bushati.

Basha kishte zotimin se nëse nuk mbante zotimet e katër viteve nuk do të kërkonte mandat të dytë.
Më pas Basha pati takim dhe me disa personalitete të njohur të Shkodrës.