Pezullon Astrazenekan edhe shteti nga i mori Rama vaksinat, Suedia e Luksemburgu i shtohen listës së 13 shteteve

Suedia dhe Luksemburgu i janë bashkuar listës së vendeve që kanë pezulluar përdorimin e  vaksinës AstraZeneca Covid-19 për shqetësimet në lidhje me efektet e mundshme anësore.

Ministria Suedeze e Shëndetësisë ka vendosur të ndërpresë vaksinimin me AstraZeneca ndërsa vaksina po hetohet nga Agjencia Europiane e Barnave.

Nga Suedia në Shqipëri mbërriti ngarkesa e fundit e vaksinës Astrazeneka më 12 mars.

"Sasia që ne kemi marrë dje është një sasi që ka ardhur nga Suedia dhe e parafytyroni dot ju që Suedia të lejojë nisjen e pakove me vaksina nëse kanë problem? u shpreh kryeministri Edi Rama një ditë më pas

Lexo edhe: Rama: Vaksina AstraZeneca tek ne nuk është nga seria e pezulluar. Është e sigurt

Po sot Luksemburgu njoftoi gjithashtu se ka vendosur të “pezullojë përkohësisht” vaksinimin me AstraZeneca.

“Kjo është një masë paraprake, në pritje të rezultatit të testeve nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) pas mpikjes së gjakut që kanë pësuar pacientët e vaksinuar me AstraZeneca”, tha qeveria e Luksemburgut në një deklaratë.

” Vaksina Covid-19 do të pezullohet në Luksemburg derisa të përfundojë vlerësimi i komitetit të sigurisë së EMA (PRAC). Vendimi i sotëm ka të bëjë me vaksinat fillestare dhe ato vijuese. EMA pritet  të japë vlerësimin gjatë kësaj jave, “sipas deklaratës.

Udhëzimet e mëparshme nga EMA kanë thënë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm dhe numri i njerëzve që kanë pasur mpiksje të gjakut pas vaksinimit është më i ulët nga pritshmëritë.

Këtu janë vendet evropiane që kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca si një masë paraprake:

Danimarka
Norvegjia
Islanda
Bullgaria
Irlanda
Hollanda
Gjermania
Italia
Franca
Spanja
Portugalia
Suedia
Luksemburgu

Lexo edhe: Spanja dhe Portugalia ndalojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca