"Fëmija i çobanit lë pas atë të VIP-it…", Rama akuzon demokratët: Morën në qafë breza studentësh me kristale, vitrina e llamarina
Për të prezantuar planin e veprimit 2021-2025 të Partisë Socialiste për shkollat dhe universitetet, kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur që në sfond të kishte foton e tre figurave të rëndësishme të ekipit kundërshtar që mbulojnë këtë çështje, Albana Vokshi, Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj.
Duke ju referuar si kundërshtar të futjes së sistemit të meritokracisë për hyrjen në Universitet të maturantëve, Rama akuzoi demokratët se sa ishin në pushtet morën në qafë breza të tërë studentësh me diploma kristalesh dhe vitrinash.
Rama:Nuk mjaftojnë as ato që kemi në arsimin e lartë për Universitetet. Këta që duan të kthehen në drejtimin e arsimit janë ata që morën në qafë breza të të tërë studentësh me kristalet, vitrinat, llamarinat, magazinat e shitblerjes së diplomave, duke organizuar rrjepjen më të mëdha shterërore të familjeve shqiptare pas asaj të firmave piramidale në këmbim të gënjeshtrës së dytë më të madhe, arsimimit të lartë për të gjithë, pas asaj të pasurimit jep një dhe merr dy për të gjithë.
Duke nxjerrë rrugëve të Shqipërisë numrin më të lartë të juristëve për km katrorë në kontinentin tonë, duke krijuar sistemin më të kapur arsimor nga plagjiatura, krahinarizmi, nepotizmi, partitizmi, parazitizmi i trupës pedagogjike, duke e kthyer hyrjen në Universistet në një biznes ekonomiko-politik në favor të lekut, mikut , krushkut, të partisë dhe djallëzizë në dëm të talentit, konkurrencës dhe meritës të vajzave dhe djemve të sapo dalë ga matura. Unë jam krenar për një arritje që e kanë prekur, jetuar, shijuar dhe vlerësuar maturantët ma lekë. Pa krushq, pa miq, pa litarë partie në qafën e tyre të njomë, por ama me 10, me dije dhe aftësi të spikatura nga majat e maleve te qendrat e qyteteve.
Falë vendosjes për herë të parë të meritës dhe konkurrencës në historinë e këtij tranzicioni në sistemin e hyrjes në Universitet gjen çdo fundverë në krye të listave hyrëse zotër të vetes dhe gurë të rëndë në vendin e vetë ku as deputeti, as ministri dhe as kryeministri nuk i lëviz dot që vendin t'ua zërë dikush me lek, me para, me mbështetje partie. Jam shumë krenar kur fëmija e një VIP-i nuk e meriton të hyjë në Universitet në atë Fakultet që i ka vënë syrin për të ftuar një vend pëllumbash më vonë nuk ka shans të hyjë, apo kur del mbrapa fëmijës së një çobani apo infermiereje nuk ka shans ta parakalojë.
Sistemi i hyrjes në Universitet është dixhital, meritokratik, transparent dhe i pamanipulueshëm sepse çdo ndërhyrje lë menjëherë gjurmë. Përveç ankesave të këtyre të treve dhe shumëve si këta që u hodhë përpjetë kur ne imponuam këtë sistem të ri hyrës, asnjë ankesë nga të interesuarit, maturantët studentë.
Rama shtoi se arsimi i lartë ka hyrë tashmë në fazën e hapjes së programeve të studimit sipas nevojave të tregut të punës.
Rama: Sot kemi hyrë në fazën e hapjes së programeve të studimit sipas nevojave të tregut dhe jo sipas tekave dhe hesavepe të njërit dhe tjetrit. Ishin tekat krahinore dhe hesapet politike që arrinin të hapnin edhe Unversitete me një urdhër. Shqipëria nuk mund të mbajë universitete për të nxjerrë rrugëve pafundësi juristësh dhe arkitektësh të papunë. Kthyem arsimin profesional që e gjetëm varr.
Sa i takon pagave të mësuesve, Rama u shpreh se "nuk mjaftojnë pagat e mësuesve që i kemi rritur 32%, prandaj në mandatin tonë të tretë do ti rrisim 40%. "
Shefi i socialistëve theksoi se ekipi i tij nuk zbret në fushën e ndeshjes së 25 prillit me një menu dëshirash por plan veprimi që sipas tij është studiuar mirë, është konsoliduar dhe është aty për tu zbatuar.