Pas Gjermanisë, edhe Franca e Italia pezullojnë vaksinën e "AstraZeneca"-s
Pas Gjermanisë, edhe Franca e Italia vendosin pezullimin e përdorimit të vaksinës së prodhuar nga Universiteti i Oxford, AstraZeneca.
Vendimi ka arhdur për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme.
Më herët, Italia dhe Austria kishin pezulluar vetëm disa furnizime të caktuara si masë parandaluese.

Lexo edhe: Rastet e mpikjes së gjakut, edhe Gjermania pezullon vaksinat “AstraZeneca”
Holanda, Irlanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda tashmë kanë ndaluar përdorimin e tyre të vaksinës AstraZeneca.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut, thotë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj.
Ndërkohë, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se po shqyrtonin më shumë kujdes raportimet e fundit për vaksinën e AstraZeneca-s.
Pak ditë më parë Shqipëria mori mbi 38 mijë doza të kësaj vaksine, ndërsa në të gjithë vendin ka nisur edhe vaksinimi te mësuesit.
"Ju nuk duhet të bëheni përçues të lajmeve që sjellin panik. Është e pamundur teorikisht që nëse do të kishte një të vërtetë shqetësuese lidhur me vaksinat të lejonte bota të vazhdonte lëvrimi i tyre.
Sasia që ne kemi marrë dje është një sasi që ka ardhur nga Suedia dhe e parafytyroni dot ju që Suedia të lejojë nisjen e pakove me vaksina nëse kanë problem?", do të shprehej pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.
Lexo edhe: Rama: Vaksina AstraZeneca tek ne nuk është nga seria e pezulluar. Është e sigurt