Rastet e mpikjes së gjakut, edhe Gjermania pezullon vaksinat "AstraZeneca"
Pas Italisë, Danimarkës e disa shteteve të tjera, edhe Gjermania pezullon përdorimin e vaksinave të prodhuara nga “AstraZeneca”.
Lajmin e ka dhënë këtë të hënë Ministria Federale e Shëndetësisë e cila i referohet një rekomandimi aktual nga Instituti Paul Ehrlich për ekzaminime të mëtejshme.
Më parë, kishte pasur raporte të trombozës cerebrale pas kryerjes së vaksinës. Prandaj, Instituti Paul Ehrlich i konsideron të domosdoshme hetimet e mëtejshme.
Lexo edhe: Rama: Vaksina AstraZeneca tek ne nuk është nga seria e pezulluar. Është e sigurt
Sipas “Bild”, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të vendosë "nëse dhe si do të ndikojnë gjetjet e reja në miratimin e vaksinës", tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Ora News.
Të enjten, Danimarka pezulloi vaksinën duke iu referuar disa rasteve të mpiksjes së rëndë të gjakut. Kjo u pasua nga Norvegjia, Islanda dhe vendet e BE Bullgaria, Irlanda dhe të dielën në mbrëmje, Hollanda.
Lexo edhe: Edhe Holanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Ndërkohë, Shqipëria nisi fushatën e vaksinimit te mësuesit pikërisht me këtë vaksinë.
Nga nisja e pandemisë, Gjermania numëron 2,579,992 të infektuar dhe mbi 73 mijë viktima.
Lexo edhe: Ditën e martë nis vaksinimi i mësuesve në Durrës, ja vendi dhe orari ku do kryhet procesi