Momenti i frikshëm kur godet rrufeja, një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2021, 21:48
U strehuan poshtë pemës për tu mbrojtur nga reshjet e shiut, por ky veprim rezultoi fatal për 4 persona në Indi.
Pak çaste pasi ishin vendosur pranë njëri-tjetrit, nën pemë, një rrufe i goditi duke lënë një të vdekur, një kopshtar 38 vjeçar, dhe tre të plagosur rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Gurugram në Indi, raporton Ora News.
Ja pamjet: