Pak orë para nisjes së lockdown-it, i vihet flaka hyrjes së Institutit të Shëndetit Publik në Romë
I vihet flaka portës hyrëse të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Romë.
Ndaj godinës është hedhur lëndë djegëse e qëllimshme duke i vënë flakën porte kryesore, e cila është dëmtuar plotësisht.
Tymi djegës ka përfshirë godinën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Duhet theksuar se, ngjarja vjen pak orë para nisjes së regjimit të lockdown në Romë i parashikuar deri më 6 prill.
Lexo edhe: Italia sërish në izolim, nga e hëna mbyllen shkollat
"Të papranueshme këto akte indimiduese. .. armiku është virusi e jo ata që impenjohen për ta luftuar", thuhet në reagimin e ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Ndërkohë, drejtori i Institutit Silvio Brusaffero është shprehur: "Që nga nisja e pandemisë po punojmë pa ndërprerë për të dhënë mbështetjen maksimale shkencore me menaxhimin e emergjencës shëdetësore me të vetmin interes mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Do të vazhdojmë ti shërbejmë vendit për të kapërcyer së bashku këtë pandemi".