Hungaria mbi 250 milionë euro financime për komunitetin hungarez në Diasporë

Që nga viti 2016, Hungaria ka rritur grantet për pakicën e gjerë hungareze që jeton në Rumani, Serbi, Sllovaki apo Ukrainë.

Edhe një stadium i ri futbolli që po ngrihet në fshatin rumun të Sentu-Giorges, ka si burim financimi kryesisht taksapaguesit hungarezë.

"Ne e dimë që stadiumi do na kushtojë rreth 25 milionë euro, dhe po ashtu dihet se financimi do të vijë nga Hungaria. Kjo nuk është sekret."- thotë David Kertesz.

Komuniteti hungarez në Rumani vlerësohet se ka përfituar më shumë se 250 milionë euro.

Paratë janë investuar në shkolla, stadiume apo në fabrika e biznese.

Përgjatë rajonit rumun të Transilvanisë, jetojnë mbi 1 milion hungarezë, dikur të përndjekur nga regjimi i vjetër komunist, por tani kanë fituar edhe të drejtën e gjuhës në institucione.

"Nuk shoh disavantazhe apo probleme këtu. Mendoj se edhe autoritetet rumune duhet ta kuptojnë që investimet u vijnë në ndihmë fëmijëve tanë. Ndryshe do të emigronin."

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, qëndron në pushtet prej më shumë se 10 vitesh, dhe akuzohet se e përdor diasporën si instrument elektoral.

Në zgjedhjet parlamentare të 2018-ës, në fitoren e tij kontribuoi edhe diaspora, duke i siguruar partisë në pushtet mbi 96 për qind të votave.