Kopshtar në fermën e kanabisit në këmbim të ushqimit dhe një strehe, dënohet me 18 muaj futbollisti shqiptar
Një gjykatë britanike e ka dënuar me dënuar me 18 muaj burg një të ri shqiptar pasi u kap në një fabrikë kanabisi me vlerë 72,500 £ të ngritur në një rrugë periferike të Keighley.
I riu kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme rreth 12 muaj më parë.
Asokohe vetëm 19 vjeç, u gjet i fshehur nën një mur plastik, kur policia hyri në ambientet e derës anësore të fermës së kanabisit në 7.30 të mëngjesit më 31 tetor të vitit të kaluar. Ai po priste rritjen e 154 bimëve.
Kishte tre kate bimësh në gjashtë dhoma që përfshinin 67 bimë të pjekura dhe 87 bimë më të vogla.
Prokurori Graham O'Sullivan tha se organizimi profesional ishte i aftë të prodhonte një rendiment prej 8.47 kilogramë kanabis me një vlerë me shumicë prej më shumë se 40,000 and dhe një vlerë të mundshme në rrugë prej 72,500
Avokati i të riut shqiptar, Julian White, tha se klienti i tij shkoi në Mbretërinë e Bashkuar një vit më parë duke shpresuar të gjente punë si dekorues.
Ai pranoi ujitjen dhe kujdesjen për bimët e kanabisit në këmbim të ushqimit dhe një vendi për të qëndruar.
Ai kishte ardhur në Britani ilegalisht si migrant ekonomik.
Shqiptari i lindur në Librazhd, i cili mbushi 20 vjeç në janar, u deklarua fajtor për akuzën e prodhimit të kanabisit dhe veç dënimit me burg ai përballet edhe me një urdhër dëbimi në Shqipëri.
Ora News mëson se ai gjatë kohës që ishte në Shqipëri ka luajtur futboll me U 17 e Sopotit.