Açka: Nëse më preken principet ka divorc. Burimi: Parimet ju lejojnë të flini me 21 janarin e PD-së?

Për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, shkrimtarja Flutura Açka debatoi me gazetarin Genc Burimi, i cili tha se po përfshihet në politikë me partinë e 21 janarit.

Açka: I kam të forta rrënjët që të qëndroj me këmbët e mia. Nëse më preken principet e mia themelore atëherë ka divorc. Unë jetoj me parimin nëse bota dhe unë nuk merremi vesh, atëherë duhet të ndryshojë bota.

Burimi: Pra, këto parime ju lejojnë që flini me 21 janarin e PD-së? Ju jeni intelektuale dhe keni një sens kritik.

Açka: Jo nuk e thash këtë gjë.  

Burimi: Unë ua jap si një këshillë që do të mbeteni shumë të zhgënjyer. Është zgjedhja juaj, por për mua nuk është e ndershme intelektualisht.

https://youtu.be/HjFxk3nB6AU