Makina përplas 11-vjeçarin në aksin Gjirokastër-Kakavijë, për mjekim të specializuar te Trauma

Një i mitur mbeti i plagosur në Gjirokastër ndërsa u përplas nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur "Ura e Çapos".

Shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar automjetin tip "Renault", ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

I mituri pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.