Topalli komenton listën e PD: 2017 bis, humbëse në 25 prill! Replikon Koka: Do të jetë fituese por pa ty dhe Patozin

Për ish-nënkryetaren e Partisë Demokratike, sot kryetare e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, lista e kandidatëve për deputetë të PD është një listë humbëse dhe copy paste e listës së 2017.

Por nuk ndan këtë opinion gazetari Bledian Koka, i cili në replikë me të në emisionin "PolikOn" në Rtv Ora tha se kjo është një listë fituese por pa Topallin dhe Astrit Patozin.

Koka: Unë kam një tjetër këndvështrim për listën e PD që ju thatë se është humbëse, unë mendoj se është një listë fituese por pa Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin. Unë nuk kam dyshuar kurrë në nevojën  që kishte lista e PD për ju dhe zotin Patozi minimalisht, por edhe Imamin etj. Ju po thoni që lista e PD është humbëse dhe po thoni që lista e PS është fituese?

Topalli: Jo të dyja janë humbëse. Asnjëra palë nuk do të marrë 70%, as Edi Rama, as Lulzim Basha, as Ilir Meta ende nuk e kanë kuptuar se shqiptarët nuk e pranojnë më as Edi Ramën, as Lulzim Bashën dhe as Ilir Metën. Lista e PD, asaj që ka siglën e PD, se me thënë të drejtën lëvizja ime më duket PD origjinale, është një listë 2017 bis. E dini pse?

Koka: Helidon Bushati dhe Emilia Koliqi është lista bis?

Topalli: Emilia Koliqi ka qenë nënkryetare Bashkie.

Koka: Ramadan Likaj dhe Greta Bardeli është lista bis?

Topalli: Bardeli ka qenë ish-kryetare qarku.

Koka: Zef Hila nuk më rezulton lista bis, është njeri fitues atje. Ludovik Hasanaj është lista bis? Nuk i njoh këta njerëz, është hera e parë që i dëgjoj.

Topalli: Kush është fitues? I njoh unë.

Koka: Do të kenë mundësi të verifikohen me vota. Ndoshta është pak e nxituar kritika juaj. Për Helidon Bushatin pajtohem se është një njeri që ka qenë në lista dhe më parë por është një figurë që i bën nder PD dhe ju pajtoheni me mua për këtë. Pyetja ime është pse është Emilia Koliqi, Ramadan Likaj, Greda Bardeli bis, që ka kontribuar edhe për ju kur keni kandiduar, apo Ludovik Hasanaj, ku është bisi?

Topalli: Është bis në terësinë e saj. Nëse do më thoni se janë figura të reja, njëra kryetare qarku, tjetra nënkryetare bashkie, apo drejtore Thesari për vite me radhë në pushtetin ekzekutiv lokal. Nuk i di për të korruptuar ato por prurje të reja nuk janë.

Lexo edhe: Topalli shpërthen ndaj Bashës: Listë e mesnatës si në 2017, dështimi dhe humbja e radhës

Topalli: Jemi kundër Ramës, Metës e Bashës, asnjëri nuk bën dot qeveri

https://youtu.be/7vrpqCdTLao