Thano: Ne jemi në kryetarokraci poshtëruese qysh në vitin 2008 me shitjen e gjakut të Gërdecit

Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Adrian Thano u shpreh se vendi është në një kryetarokraci poshtëruese qysh në vitin 2008 me shitjen e gjakut të Gërdecit.

Thano: Kjo është dita e vjedhjes të së drejtës së sovranit, ndërsa ne presim atë që do të shpallin kryetarët. Edhe ne media jemi në një ankth. Ajo që është e rëndësishme është se ka disa emra që pritet një lloj ndryshimi në listat kandidatëve.

Vërtetë ata janë ashtu, por nëse do të donin të hidhnin një hap para, më mirë do të bënin nëse nuk do ta pranon këtë ofertë, sepse do të rikthenin garën. Ne jemi në kryetarokraci poshtëruese qysh në vitin 2008 me shitjen e gjakut të Gërdecit.

E gjithë shoqëria jeton në një kryetarokraci edhe për ata që pranojnë të jenë të emëruar dhe të pavotuar. Nuk del një që të thotë nuk dua të jem i emëruar, por të jem i votuar.

https://youtu.be/7vrpqCdTLao