Topalli: Jemi kundër Ramës, Metës e Bashës, asnjëri nuk bën dot qeveri
Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora ish-deputetja e PD-së Jozefina Topalli u shpreh se ka një sfidë të vështirë përballë 3 krerëve të partive të mëdha në vend.
Meço: Sa kohë keni që për 1 muaj që kjo është alternative përballë një shteti monopartiak kundrejt një shteti që ka vënë rregullat e lojës?
Topalli: Unë e di që kjo është një sfidë e vështirë, unë e di që kam përballë tre kryetar. Mënyra e sjelljes së tyre, ata janë në të njëjtat mënyra sjellje. Akoma në mesnatë ata nuk kanë lista, ç'ka tregon për një mënyrë e një kulturë.
Unë mendoj se sfida e parë është e njerëzve pa korrupsion dhe profesionistë. Forcat politika kanë një parim, që ai i cili zëvendëson një votë më shumë, zëvendëson atë që është më lart në listë.
Unë di modele të botë që disa parti ia kanë dalë për pak muaj. Ka modele të tilla, nëse ke moral dhe shpresën e ndryshimit, mund t'ia dalësh. Unë nuk besoj se ndryshimi vjen duke rrëzuar, Metën, Ramën dhe Bashës, por edhe duke transformuar skenën politike në vend. Asnjëri prej tyre nuk do të bëjë qeveri dhe të marrë mbi 70 mandate. Nëse mund të marrin aq mandate sa të kushtëzojmë që asnjeri prej tyre të mos jetë kryeministër, ne i kemi bërë një shërbim vendit.