Berisha e mëson live në "PolitikOn" kandidimin i pesti në Tiranë: Do marrim 25 mandate
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ishte i sigurt për garimin në Tiranë por renditjen i pesti në listë e mësoi live gjatë intervistë me skype për PolitikOn në Rtv Ora.
Duke komentuar emrat në listë, Berisha tha se është përfaqësuese dhe se PD me aleatët do të marrë 25 mandate deputetësh në qarkun e Tiranës.
Berisha: Unë mendoj se është një listë përfaqësuese. Natyrisht është një listë politikë se i tillë është parlamenti. Mendoj se PD-ja në Tiranë, me këtë diskreditim të Ramës, me zinxhirin e mashtrimeve, fyerjeve që u bën qytetarëve, imagjino që prezantoi hekurudhën e Katarin si të vetën.
Lista dhe fitoja e PD-së, mos u çudisni që të shkojë deri në 25 deputetë. Parashikoj një përmbysje të mëdha. Ramës i kanë rënë te këmbët të gjithë kredenciale. Ai hyn në fushatë si një armik i egër i shqiptarëve. Sot, deklaronte se largimi i 500 mijë shqiptarëve në 5 vitet e qeverisë së tij, shpëtuan Shqipërinë. Për atë që njeh elementët e bazë të potencialeve të vendit, ai ka qenë një faktor frenues në zhvillimin e vendit.
Lexo edhe: Basha, Berisha dhe aleatët, PD “blindon” Tiranën. Ja emrat në qarqet e tjera
Berisha: Nga PD-ja pres listën e fitores së thellë të zgjedhjeve të 25 prillit
Berisha: Kam zero ndikim në hartimin e listave të kandidatëve të PD-së
Në pritje të listës, Berisha: Nuk ka dyshim se Basha do të votohet më shumë se unë
Berisha: Rama diskriminues i Veriut, s’ka asnjë ministër në kabinet se i urren
Berisha: Lulzim Basha mund të qortohet për plot gjëra, por kurrë se imitoi Sali Berishën