Në pritje të listës, Berisha: Nuk ka dyshim se Basha do të votohet më shumë se unë

Gjatë intervistës së tij për "Politik On" në RTV Ora, ish kryeministri Sali Berisha u pyet nga moderatori Alfred Lela edhe për qarkun ku pritet të kandidojë.

Sipas Berishës, ashtu si gjithë kandidatët e tjerë, ai po pret vendimin e Partisë Demokratike.

Alfred Lela: A e dini se ku do të jeni vetë? Në Kavajë, në Tiranë, në Shkodër...?

Sali Berisha: Jo, nuk e di! Unë nuk e di se ku jam. Po ta them haptaz. Kryetari i PD ka bërë deklaratën e tij. Por unë pres sonte, si të gjithë kandidatët e tjerë vendin që do më caktohet.

Nëse ish kryeministri Berisha do të jetë në Tiranë atëherë gara brenda demokratëve do të bëhej më interesante, duke ditur që në këtë qark pritet të garojë edhe kreu i PD Lulzim Basha. Duke parë Kodin e ri Zgjedhor, atëherë do të dalë se sa vota do të marrë njëri e sa tjetri.

Sali Berisha: Nuk ka dyshim se ai do të votohet shumë më tepër se unë. Ai është lideri i PD, i opozitës, i fushatës.

Lexo edhe: Listat e kandidatëve, Basha mbledh Këshillin Kombëtar në 22:00

https://youtu.be/E6mED5p_5yw