Lëvizjet e fundit/ Rama kërkon të transferojë Xhaçkën nga Dibra

Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama bëjnë lëvizjet e fundit sa i përket kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

Teksa afati i fundit i dorëzimit të listave në KQZ skadon në 00:00, në selinë e PS vijon puna për hartimin e tyre.

Burime për Ora News bëjnë me dije se, ministrja e jashtme Olta Xhaçka, drejtuese politike për qarkun e Dibrës, mund të transferohet në qarkun e Korçës për të mbuluar zonën e Kolonjës.

Lexo edhe: EMRAT/ Nga Kukësi në Korçë, ja 12 kryesuesit e PS në qarqe

Por ende nuk ka asgjë zyrtare pasi propozimi nuk është pëlqyer nga Xhaçka, thonë burime nga selia rozë për Ora News.