Luarasi: Sot ka shumë arsye për të protestuar në 8 Mars, prindërimi duhet nga të dy prindërit, jo vetëm nëna
Në një intervistë për Ora News, pedagogia Iris Luarasi u shpreh se ka mjaft arsye për të protestuar ë këtë 8 mars.
Ajo tha se kjo është dita e grua dhe jo e nënës, sepse dita e nënës ka një ditë tjetër, duke theksuar se kjo është një gjë e rrënjosur nga sistemi i kaluar.
Luarasi: Nuk do të thoja se nuk ka arsye për të festuar pasi mendoj se ka pasur një lëvizje shumë të mëdha të gruas. Ka një pjesë të madhe të kabinetit qeveritar gra dhe një pjesë e drejtueseve janë gra. Nuk është se ka një diferencë të madhe edhe nga pikëpamja e pagave, jo se nuk ekziston, por është shumë i vogël krahasuar me vende të tjera. Po ashtu, kemi me mijëra arsye për të protestuar, sepse nuk mund të flasim për një barazi mes të dyjave gjinive. Gratë marrin më shumë komente negative në rrjetet sociale se sa burrat, vetëm për faktin se janë të tilla. Ka një dhunë të madhe në familje, një prostitucion që ushtrohet ndaj tyre dhe gjendja e tyre ekonomike e vështirë. Këto janë të gjithë të gjitha arsye për të protestuar.
8 marsi në gjithë botën është një ditë për të protestuar. 50 vitet e kaluara në komunizëm kaloheshin duke festuar pasi mendohet se janë kaluar të gjitha këto pengesa dhe gratë i kanë arritur të drejtat e tyre. Kjo është dita e grua dhe jo e nënës, sepse dita e nënës ka një ditë tjetër. Por përgjithësisht gratë nuk janë mbështetësve të grave. Më ka qëlluar që këtë gjë ta vërtetoj edhe në praktikë. Në këtë shoqëri ka pafund gra të mira që mbështesin dhe gra që nuk e bëjnë këtë gjë.
Luarasi shtoi e shumëkush ka dhe njeh gra të mira e të mençura përreth, dhe se duhet ushtruar një fokus i veçantë në edukim.
Luarasi: Për mua është një fat që të kemi gra të mira dhe të mençura përreth. Jam i sigurt që secila prej nesh ka gra të tilla përreth. Përpos forcimit të ligjit duhet edhe edukimi. Nuk mund të thuhet se disa punë janë për femra dhe p.sh djemve tu thuhet që të mos bëjnë punë shtëpie. Prindërimin duhet ta luajnë të dy prindërit. Një fëmijë lind jo sepse do vetëm mamaja, por si fryt i dashurisë mes dy personave.