Pluhur, baltë e ujëra të zeza në Vlorë, lagjia "10 Korriku" pa asnjë investim nga bashkia e Lelit

Në Vlorë banorët e lagjeve vijojnë të përballen me mungesën e investimeve ndërsa të njëjtin problem kanë edhe banorët e lagjes 10 korriku, të cilët shprehen se nuk kanë parë kurrë investime në rrugët e tyre.

"Këta e kanë harruar fare mor djalë, fare".

Banorët e lagjes "10 Korriku" në Vlorë, ndihen të harruar nga bashkia e drejtuar nga Dritan Leli.

Rruga e pashtruar u krijon atyre probleme të shumta, ndërsa thonë se askush nuk ka ndërhyrë.

"Nuk kanë bërë asgjë fare."

"Nuk ka vënë njeri dorë."

Në mungesë investimesh, ata kanë marrë nisma private për ta bërë jetesën e tyre më të mirë.

"Është bërë me keq, e ka bërë vetë lagjia xhaden."

Veç infrastrukturës, aty mungon edhe ndriçimi gjë që i frikëson banorët të dalin në darkë nga shtëpitë e tyre.

"Kanalet e ujërave të zeza skandal".

"Nuk ka ndruiçim fare lagjia, kemi frikë."

Ata hedhin akuza ndaj kreut të Bashkisë dhe përfaqësuesve në Parlamentit, se shkojnë vetëm për vota, e më pas i harrojnë.

"Kur vijnë do ti bëjmë dhe rregullojmë, asgjë fare nuk është bërë."

"Nuk e njoh fare kryetarin e Bashkisë."

Në lagjen "10 Korriku", jetojnë më shumë se 300 familje të cilat përballen çdo ditë me neglizhencën e institucioneve.