FOTO/ Pas 8 vjetësh, Rama braktis Rilindjen dhe rikthehet te PS-ja

Pas 8 vitesh ku dominoi logoja e Rilindjes, kryeministri Edi Rama ka vendosur që në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit ti rikthehet logos tradicionale të Partisë Socialiste.

Pak më parë, gjatë një konference për shtyp ku publikoi emrat e kryesuesve të listave në 12 qarqet e vendit, Rama ishte kujdesur që gjatë gjithë kohës ti dilte në sfond logoja e PS-së.

I vetmi nga “garda e vjetër e selisë rozë” që do të ketë një vend të sigurtë në parlamentin e ardhshëm është zv.kryeministri aktual, Erion Braçe i cili do të jetë kryesuesi i listës së kandidatëve në qarkun e Fierit.

Lexo edhe: Rama i qartë për 25 prillin: Objektivi bazë është 78 mandate, maksimal 88 mandate

Të parët e PS në 12 qarqet e vendit:

Tirana – Najada Çomo dhe Luljeta Bozo

Durrës – Milva Ekonomi

Fieri – Erion Braçe

Elbasani – Evis Kushi

Vlora – Pranvera Resulaj

Lezha – Lindita Nikolla

Korça – Eni Zake

Berat – Hatixhe Konomi

Shkodër – Edona Bilali

Kukës – Greta Duraku

Dibër – Valdrin Krashi

Gjirokastra – Mirela Kumbaro

Sllogani i PS-së në këto zgjedhje do të jetë "Shqipëria, e ardhmja juaj".