Ethet e listave, Berisha dhe Kryemadhi sot në RTV Ora
Teksa vendi është futur në ethet e zgjedhjeve të 25 Prillit me emrat e kandidatëve që priten të plotësohen deri sot në mesnatë, ish kryeministri Sali Berisha do të jetë i ftuari i gazetarit Alfred Lela në RTV Ora.
“Sot në orën 21:00 do të jem në një interviste me Alfred Lelën, ne PolitikOn, Ora News! Sipas dëshirës ju ftoj të më ndiqni!”, shkruan Berisha.
Por para ish kryeministrit, një tjetër protagonist i politikës në vend, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, do të jetë e ftuara e gazetares Beti Njuma në "Intervista e Mbrëmjes" po në RTV Ora.
“Miq, pranova me kënaqësi ftesën e gazetares së mirënjohur Beti Njuma për një intervistë të drejtpërdrejtë mbi ekipet garuese të LSI për fitoren e 25 Prillit. Ju ftoj të na ndiqni sot, në RTV ORA, ora 20:20”, shkruan në postimin e saj kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
LSI ishte partia e parë, mes kryesoreve, që bëri publike listat me kandidatët në 12 qarqet e vendit.