Rama vulos listat, do drejtohen nga të rinjtë, gratë dhe vajzat: As unë nuk do të jem i pari në Vlorë dhe Durrës
Partia Socialiste ka rezervuar vendet e para të listave për të rinjtë, gratë dhe vajzat.
Lajmin e bëri me dije kryesocialisti Edi Rama në një konferencë për mediat, duke bërë me dije se figurat kryesore të PS, përfshirë atë vetë do të jenë në pjesën fundore të listave.
Lexo edhe: “Më të mirë se ne nuk ka”, Rama: Jemi forca që qeveris dhe që do të qeverisë
Ai tha se për listat është konsultuar me drejtuesit e qarqeve.
Rama: Me një program të mirë për tu dëgjuar gjatë fushatës por edhe për tu zbatuar gjatë ushtrimit të mandatit të tretë.Skuadrat drejtuese përbërse të çdo qarku janë produkt i propozimeve të drejtuesve të qarqeve. Unë vetë jam njohur dje dhe sot me draftet e formacioneve të secilit qark për të cilat kam ndihmuar gjatë procesit me disa propozime për kandidate dhe kandidatë të rinj që jo në të gjitha rastet janë përfshirë sepse drejtuesit e qarqeve kanë bërë hulumtimet e tyre dhe kanë sjellë argumentat bindës pse nuk duhen përfshirë. Kam kordinuar konsensusin për pak lëvizje që do të bëjmë nga qarku në qark.
Këtë herë koncepti tradicional i reshtimit në lista duhet të përmbyset. Është krejt e pakuptimtë që udhëheqja të rrijë në krye, në vendet e para të listave që në fakt nuk është të rrish në krye të betejës. Vendet e para të listave patjetër janë një pasqyrë ku mund të shohësh një pjesë jo të vogël të kredos dhe materialit që ka skuadra, vendet e para të listave janë të rëndësishme edhe për të prezantuar një pozicion në raport me publikun dhe për këtë të fundit dhe pse nuk janë vija e parë e luftës për objektivin vendet e para në çdo listë u duhen lënë të rinjve, grave, vajzave që nuk janë enturazh në PS por aktorë të rëndësishëm të gjithë procesit tonë. Patjetër që fuqizimi i mëtejshëm i grave dhe vajzave është një konstante e vizionit tim për këtë vend dhe vizionit të PS për përfaqësimin në këtë vend. Unë mendoj që është e rëndësishme të ndalim këtu për të sqaruar këtë mesazh. Çfarë kuptimi ka që unë të jem në vendin e parë të listës në Durrës dhe Vlorë.
Jo do të vendosem aty ku është objektivi bazë dhe bashkë me skuadrën do të luftojmë për të realizuar objektivin bazë dhe objektivin maksimal. Nëse nuk do të bëj më shumë se të tjerët nuk do të meritoja të rrija në këtë vend. Nuk mund tu them udhëheqësve të qarqeve që ju shkoni dhe luftoni në kufirin poshtë dhe unë po ju shoh nga lart. Objektivi im minimal është që rezultati që kemi arritur me numrin e deputetëve dhe deputeteve në parlament në 2017 të mos bjerë, ky është minimal.
Lexo edhe: Leli refuzon Ramën, nuk le bashkinë e Vlorës për tu bërë deputet