VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm, njerëzit në Greqi dalin në rrugë
Tërmeti i para pak minutave, me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter, ka shkaktuar panik te banorët e zonës së Larisas, të cilët kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.
"Ky është një tërmet i ri me të njëjtën madhësi si i pari. Ne po e ndjekim nga afër dhe po krahasojmë madhësitë. Fenomeni i tërmeteve të dyfishta ju kujtoj se është vënë re në Kefalonia në 2014 dhe është diçka që e kemi parë më parë. Ne po monitorojmë fenomenin nga Rrjeti Kombëtar Sizmologjik mbi një bazë 24-orëshe”, tha për “Zougla” sizmologu Gerasimos Chouliaras, përcjell Ora News.
Lexo edhe: Tjetër tërmet i fortë trondit Greqinë, ndjehet edhe në Shqipëri
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me madhësi 5.9 të shkallës Rihter.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare fillimisht regjistroi tërmetin në 6 Rihter dhe disa minuta më vonë rishikoi madhësinë në 5.7 Rihter.
Nuk ka ende raportime për dëme në njerëz apo materiale.
Lexo edhe: Tërmetet e fuqishme në Greqi/ Çfarë paralajmëron sizmiologu turk


Tërmeti me magnitudë 5.9 ballë është shoqëruar me disa tërmete të tjera më të vogla, me magnituda nga 3 deri në 3.7 ballë të Shkallës Rihter.
/a.r,OraNews