Tërmeti i fuqishëm në Greqi pa viktima, por me dëme të shumta materiale
Një tërmet i fortë, me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter, goditi mesditën e djeshme pjesën qëndrore të Greqisë duke lënë dëmtime të shumta në shumë godina, por fatmirësisht pa njerëz të vdekur apo lënduar.
Tërmeti me epiqendër pranë qytetit të Larisas, u shoqërua me paslëkundje të tjera duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, njerëzit mbaruan nga ndërtesat, ka akoma lëkundje”, i tha AFP Chrissoula Katsiouli, pjesë e stafit të kryetarit të bashkisë në qytetin e Elassona, afër Larisas.
"Ne jemi akoma të trullosur ... ishte shumë e frikshme”, shprehet një banor.
Autoriteti i mbrojtjes civile tha se një burrë me aftësi të kufizuara ishte shpëtuar nga shtëpia e tij në fshatin Mesochori, pasi faqja e shtëpisë u shemb plotësisht.
Kulla e sahatit e një kishe në Damasi gjithashtu u zhyt dhe një shkollë u dëmtua.
"Për fat të mirë, mësuesit arritën t'i nxirrnin fëmijët shumë shpejt dhe nuk kishte viktima," i tha kryetari i bashkisë së Tyrnavos, Yiannis Kokkouras Skai TV, duke iu referuar shkollës së dëmtuar në Damasi.
Agjencia gjithashtu raportoi se rrëshqitjet e tokës kishin ndodhur në rajon dhe autoritetet po vlerësonin dëmtimet e mëtejshme, ndërsa një helikopter po fluturonte mbi zonën në kërkim të njerëzve në nevojë.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu telefonoi homologun e tij grek Nikos Dendias për të përcjellë solidaritetin duke u shprehur se Ankaraja ishte e gatshme të ofronte mbështetje nëse ishte e nevojshme.
/a.r,OraNews