Lajçak: Harta më është dhënë nga institucionet e BE-së
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se ka marrë mesazhe të qarta nga fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit se dialogu do të vazhdojë.
Në një konferencë të përbashkët për mediat me Osmanin, ai renditi disa mesazhe që sipas tij i kontribuojnë dialogut.
Lidhur me afatet kohore për përfundimin e dialogut, Lajçak tha se varet nga Kosova dhe Serbia.
“Bashkimi Evropian dhe ShBA janë në një partneritet dhe me ardhjen e administratës Biden është më e afërt që qëllimi është e ardhmja evropiane për Kosovën. Mesazhi i tretë është mbështetja e programit elektoral të zotëri Kurti dhe Osmani. E mesazhi i katërt është që ne presim vazhdimin e procesit të dialogut. Përfundimi nga dy takimet e mia është se dialogu do të vazhdojë. E mesazhi i fundit është uniteti ndërpartiak në Kosovë për dialogun”, tha ai.
Sa i përket paraqitjes së tij prapa një harte ku Kosova paraqitet vetëm me vijë administrative në kufirin me Serbinë, Lajçak tha ajo është harta zyrtare që i është dhënë nga institucionet e BE-së.
“Në atë hartë ndarja mes Kosovës dhe Serbisë është e qartë, kjo ka krijuar një reaksion emocional dhe do të ishte shumë jo-profesionale nëse unë do të vendosja harta të tjera. Duhet të respektojë pozitën e BE-së por kjo është dëshmi se kemi nevojë për dialogu dhe do të jetë harta e njëjtë në fund të dialogut dhe për këtë po punojmë. Besoj se mund të kompletojmë këtë proces me një marrëveshje gjithëpërfshirëse të mandatit të z.Kurti dhe zonjës Osmani deh nuk shoh pengesa në këtë rrugë”, deklaroi Lajçak.
LEXO EDHE
Lajçak poston hartën: Vija që ndan Kosovën e Serbinë është aty