Foto/ Tërmeti "shkund" Greqinë, qytetarët mbushin rrugët të frikësuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2021, 11:49
Një tërmet i fuqishëm goditi pak më parë zonën e Larisas në Greqi.
Lëkundjet e tërmetit ishin tepër të forta aq sa u ndjenë edhe në mjaft qytete të Shqipërisë, përfshi edhe Tiranën.
Autoritetet greke raportojnë se magnituda e tërmetit ishte 6.2 e shkallës Rihter dhe lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda duke krijuar panik te qytetarët.
Nga pamjet e publikuara nga mediat greke shihet qartë frika dhe paniku te qytetarët të cilët menjëherë kanë dalë në rrugë.
LEXO EDHE: Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjehen dhe në disa qytete të Shqipërisë


