A synon Vuçiç të dominojë rajonin? Pas Maqedonise V. i dhuron Sarajevës 5 mijë doza vaksinash
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç udhëtoi sot drejt Sarajevës për të dorëzuar kontigjentin prej 5 mijë vaksinash nga kompania “AstraZeneca”, të cilën Serbia po ia dhuron Bosnjë dhe Herzegovinës.
Në aeroportin e Sarajevës “Butmir”, Presidenti i Serbisë u mirëprit nga Kryetari i Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik dhe anëtari boshnjak i Presidencës Shefik Gjaferoviq,
Më 14 shkurt Serbia i dhuroi 4680 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech Maqedonisë së Veriut.
Në aeroport, Presidenti Vuçiç u pyet nga gazetarët nëse Serbia po bën punën që BE s’ka bërë në rajon, dhe se qëllimi i tij është të dominojë në rajon. Ai tha se nuk i shkon ndërmend që po bën punën e BE-së, por thjesht “duhet të sillemi normalisht në këtë situatë si fqinjë dhe miq” raporton Tanjug.
Deri tani Serbia ka marrë 1 470 406 doza vaksinash deri tani dhe se mbi 524 mijë persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Deri tani Serbia renditet e 6-ta në botë sa I takon numrit të banorëve të vaksinuar në raport me popullsinë.