Rusët refuzojnë vaksinën: "Koronavirusi armë biologjike e prodhuar artificialisht"

Gati dy të tretat e rusëve nuk janë të gatshëm të marrin vaksinën rusë Sputniki V dhe afërsisht i njëjti numër beson se koronavirusi u krijua artificialisht si një armë biologjike, tha një hulumtues i pavarur.

Sipas një sondazhi të kryer, 62% e njerëzve nuk dëshiron in të merrnin vaksinën e prodhuar në vend dhe ngurrimi më i madh u identifikua mes moshës 18 deri 24 vjeç.

Shumica e të anketuarve përmendën efektet anësore, të cila t mund të përfshijnë ethe dhe lodhje, si arsyen kryesore që nuk duan të vaksinohen.

Nga sondazhi rezultoi se 64% e njerëzve mendonin se koronavirusi u krijua si një armë biologjike.

Origjina e COVID-19 ka qenë shumë e politizuar, por shumica e virologëve dhe ekspertëve të sëmundjeve infektive thonë se ka shumë të ngjarë të ketë evoluar natyrshëm.

Besimi se virusi u krijua si një armë biologjike është mbizotërues në rusët e moshës 40-54 vjeç. Rusia, e cila ka regjistruar gati 4.3 milion raste me  koronavirus që nga fillimi i pandemisë, ka miratuar tre vaksina kundër COVID-19.

Vendi me rreth 145 milion banorë filloi një fushatë vaksinimi masive me Sputnik V në Dhjetor. Më 10 shkurt, Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha se më shumë se dy milion rusë janë vaksinuar me të paktën dozën e parë të Sputnik V, raporton Reuters.