RTV Ora pjesë e jurisë së Sanremo-s!
Festivali i 71 i Muzikës Italiane, që mbahet në një kohë të pazakontë për shkak të pandemisë së covid, do të ngrejë siparin në datën 2 Mars.
Këtë edicion jurisë së gazetarëve që do të zgjedhin këngët fituese i bashkohet edhe korrespondentja e RTV Ora në Itali Alba Kepi.
Po ashtu gazetarja Kepi do të ndjekë çdo moment eventin duke përcjellë informacion mbi pjesëmarrësit.
Nga data 2 deri në 6 Mars, 26 këngëtarë italianë do të garojnë për të fituar Luanin e Artë, bashkë me ta do të konkurrojnë edhe 8 këngëtarë të rinj.
Në Sanremo rikthehet edhe kantautori shqiptar Ermal Meta, me këngën ‘Një milionë gjera për të thënë” që i dedikohet dashurisë.
Festivali i 71 i është besuar dhe këtë vit prezantuesit të njohur Amadeus njëherësh Drejtor Artistik i Festivalit. Në krahun e tij të djathtë do të jetë showoman-in Fiorella ndërsa në skenën e Teatrit Ariston do të ngjiten edhe 8 prezantuese aktore, këngëtare, modele dhe gazetare.
Në te pesta mbrëmjet do të jetë i ftuar futbollisti i njohur Zlatan Ibrahimoviç.
"Do të jetë festivali i rilindjes", deklaroj prezantuesi Amadeus, në konferencën e prezantimi me mediat e cila ishte virtuale siç do të jetë të gjitha konferencat që do të mbahen gjatë ditëve të Festivalit.
"Muzika nuk do të ndalet nga pandemia, e do të përpiqemi të gjejmë ekuilibrin mes shfaqjes e 75 faqeve që kërkojnë respektimin e protokollit Covid 19"- u shpreh ai.