Nxënësi qëllon me armë zjarri në shkollë, një person i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2021, 09:33
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesmë Pine Bulf të SHBA, ku një nxënës ka qëlluar me armë zjarri në mes të oborrit të shkollës.
Si pasojë ka mbetur i lënduar një nxënës tjetër.
Kjo ngjarje ndodhi në ditën e parë të rikthimit në shkollë, pasi shkolla ishte e mbyllur prej muajsh për shkak të Covid-19.
Menjëherë autoritetet mbëritën në vendngjarje të cilët thanë se situata është në kontroll.
“Ky mund të konsiderohet si një incident i izoluar, pasi të gjithë nxënësit janë të sigurt. Prindi i nxënësit që është lënduar është njoftuar se i mituri është jashtë rrezikut për jetën”- thuhet në njoftimin e policisë.