Dënohet me burg ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy
Ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy është dënuar me një vit burg me akuzën e korrupsionit.
Gjykata tha se ish-Presidenti kishte krijuar një "pakt korrupsioni" me avokatin e tij dhe një magjistrat të lartë, raporton The Guardian.
Gjykatësit thanë se kishte "prova serioze" të bashkëpunimit midis tre burrave për të shkelur ligjin.
Gjykata kishte dëgjuar se si Sarkozy udhëzoi avokatin e tij, Thierry Herzog, për t'i ofruar magjistratit një punë të shpejtë në Côte d'Azur në këmbim të informacionit mbi një hetim të veçantë për partinë e tij, raporton The Guardian.
Dënimin me një vit burg ish-Presidenti mund ta kryejë edhe në shtëpi duke mbajtur një byzylyk elektronik, por pritet që Sarkozy të apelojë kundër dënimit.
Vendimi, i dhënë të hënën pasdite, do të shuajë shpresat e Sarkozy për t'u kthyer në kohë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Partia e tij Les Républicains ka luftuar për të dalë me një kandidat të besueshëm që kur ish-kryeministri i Sarkozy, François Fillon u përfshi në skandal gjatë garës presidenciale 2017, duke i hapur rrugën Emmanuel Macron për të fituar.
Vendimi u dha në heshtje në Gjykatën e Parisit.
Të tre burrat u larguan nga ndërtesa pa bërë asnjë deklaratë.
Gjykatësi Christine Mée, tha se kishte prova serioze të një "pakt korrupsioni" midis Sarkozy, Herzog dhe magjistratit të lartë Gilbert Azibert. Herzog dhe Azibert ju dhanë dënime të ngjashme.