Covid-19, mjeku Troci: Varianti i ri ka sjellë 20% rritje të numrave javorë në Itali
Doktori Albert Troci në një lidhje për Ora News ka treguar më shumë për situatën pandemike dhe menaxhimin e saj në Itali.
Troci ka thënë se kohët e fundit në vendin fqinj është futur edhe mutacioni i ri,
Troci: Në këtë moment është futur ajo që nuk prisnim dhe nuk donim që është varianti britanik, duke sjellë javën e fundit një 20% rritje të numrave javor. Ajo që është interesante që është parë edhe sot në studimin e institutit është që gjatë shkurtit i ka kaluar numri i grupmoshave që janë të infektuar me covid nga 13 në 20 vjeç, në krahasim me mëparë. Kjo tregon që varianti i ri nga një studim shumë i shpejtë që u bë, fillimi i shkurtit u pa që në disa zona ishte 20-60% dominant. Kjo tregon dhe kapacitetin që ka ky variant i ri që të përhapet më shpejt, që të prekë grupmoshat më të vogla dhe të na ridërgojë përsëri sistemin shëndetësor në vështirësi.
Shpresojmë që mos të ndodhë si në tetor. E pamë se si mund të luftohet, Anglia na e tregoi. Në fund të shkurtit 90% e rasteve në Angli ishin të variantit të ri britanik, por falë vaksinimit masiv në këtë periudhë dhe Astrazeneca, tani ka një ulje me 40% si në rastet e reja ashtu edhe në fatalitete. Kjo do të thotë që edhe variantin e ri mund ta kundërshtojmë, por duke marrë parasysh masat e rrepta dhe vaksinimin masiv.
Intervista në studio për gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.