Biden humb fillin, shpërqëndrohet gjatë fjalimit dhe thotë: Çfarë po bëj këtu?

Një video e cila po bën xhiron në rrjet i ka shqetësuar të gjithë. Në pamjet e publikuara shihet Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i cili  ka humbur fillin gjatë një fjalimi.

Biden ishte në Hjuston për të vizituar zonën e prekur nga ngricat dhe ulja e temperaturave.

Gjatë fjalës së tij për mediat, në një moment ai u ngatërrua dhe tha "Çfarë po bëj këtu?"

 “Përfaqësues, uh, Sheryl- Shirley Jackson Lee. Al Green, Sylvia Garcia, Lizzie Pinneli më falni, Pinell dhe, uh, çfarë po bëj këtu? Unë do të humbas fillin këtu, dhe, uh, um – Kryetari i Bashkisë [Sylvester] Turner, Gjykatësja [Lina] Hidalgo, uh, faleminderit të gjithëve që na mirëpritët"- tha Biden.

Kjo nuk është hera e parë që Biden shpërqëndrohet pasi ai dhe më parë ka hasur probleme me përqëndrimin.

Ai harroi të vendoste maskën dhe duhej që ta rikujtonte zëvëndës presidentja, Harris për ta vendosur.

https://twitter.com/hollyjayewiley/status/1365487520755105794