Murgesha në gjunjë i lutet policisë që të mos qëllojë protestuesit, fotoja bën xhiron e botës
Kjo foto që tregon një murgeshë katolike të ulur në gjunjë në rrugë përpara kordonit të policisë në qytetin Myitkyina, në veri të Myanmarit bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave në mbarë botën.
Murgesha tregohet teksa u lutet forcave të sigurisë në gjunjë që të mos qëllojnë protestuesit e rinj që protestonin paqësisht.
Motra Ann Nu Thaëng, e kongregacionit fetar të Shën Francis Xavier, është ikona e ditës që tregon shtypjen e ashpër të policisë, e cila sipas Kombeve të Bashkuara, u mori jetën të paktën 18 personave të dielën.
Ushtria e Myanmarit mori me dhunë kontrollin e qeverisë më 1 shkurt, dhe nuk ka pranuar ta lëshojë atë me gjithë thirrjet e ndërkombëtarëve.
Vendi shkarkoi edhe të dërguarin e vet në Kombet e Bashkuara pasi ai bëri thirrje për ndërhyrje me çdo mënyrë për të kthyer normalitetin në vend dhe për t’i kthyer pushtetin kryeqeveritares, Aun San Su Çi, e cila qëndron në arrest shtëpiak.
Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura, ndaj kanë premtuar së shpejti zgjedhja të reja parlamentare.