Serbi kërcënon Kurtin: Terroristë shqiptarë që duhet të digjeni
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti është kërcënuar përmes llogarisë në Twitter, ndërsa ka bërë një reagim ku dënon sulmin ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiç.
Kurti në postimin e tij për dhunën e ushtruar ndaj djalit të politikanit serb kërkonte që të ndiqen autorët e këtij incidenti, në një replikë, një serb, i shkruan se Nenad Rashiç është i njëjtë me Listën Serbe.
Ndër të tjera ai prezanton veten si ”serb i ri ”, ku më pas dhe duke i quajtur shqiptarët terroristë, i drejtohet Kurtit se ”do t’ja vë flakën tërë familjes tuaj”.
”Lista Serbe dhe ai janë njëlloj, ne jemi të rinj, serbë që do t’ju sjellin zjarrin në të cilin ju terroristët shqiptarë duhet të digjeni. Unë do t’i vë flakën tërë familjes suaj”, shkruan në Twitter një person ndaj Albin Kurtit.
Ky kërcënim, vjen pasi Kurti dënoi sulmin brutal ndaj Nikolla Rashiç.
I strongly condemn today's brutal assault on the 18 year old Nikolla Rashic, son of the Leader of Progressive Democratic Party, Nenad Rashic.
This is an attack on our citizens & their freedom & those who organized it must be pursued and brought to justice.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 22, 2021