Kosovë/ KQZ vendos rinumërim për 494 vendvotime
Një javë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur rinumërimin e votave në 494 vendvotime.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së.
“Ju njoftoj se sot, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve për të cilat ka marrë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, njoftojnë nga KQZ.
Sipas Komisionit Qëndror, arsyet që çuan drejt vendimit për rinumërim janë:
1. Gabimi në bartjen e votës, pasi janë bartur votat gabimisht në subjeket politike dhe nuk kanë arritur ta kalojnë auditimin
2. Gabimi në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, për shkak që numri i votave ishte i paqartë
3. Kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik
4. Kur subjekti ka vota, ndërsa kandidati nuk ka vota dhe anasjelltas.