Arjan Konomi tregon me lot në sy: Do më vrisnin serbët, Albin Kurti më ka strehuar

Analisti i njohur, Arjan Konomi, është një ndër personat më të përfolur.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ku ka folur për shumë ngjarje që kanë ndodhur në jetën tij.

Ai ka rrëfyer kohën e luftës në Kosovë, teksa atëherë kishte punuar si gazetar për një media italiane.

“Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin student, ata student me shpresa të mëdha. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe ishin policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur por nuk kisha celular në atë kohë”- është shprehur ai.

Gjithashtu ai shton se  jeta e tij ka qenë në rrezik dhe se mund ta vrisnin serbët.

“Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vrisnin serbët. Pastaj Albini më strehoi te një familje tek Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtojë emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”- shton ai.