Sekuestrohen 222 kg drogë në territorin malazez, vinte nga Shqipëria
Policia malazeze ka sekuestruar 222 kg lëndë narkotike marijuanë në liqenin e Shkodrës, në pjesën e Malit të Zi, njofton policia malazeze.
Mësohet se lënda narkotike ka hyrë në territorin malazez nga Shqipëria, me qëllim transportimin në një vend tjetër.
Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet N.J dhe M.R nga Mali i Zi.
“Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë anijes, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me iniciale N.R. dhe M.J. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e narkotikëve në një automjet të gjetur aty pranë. Lënda narkotike dhe dy të arrestuarit u dërguan në Policinë e Podgoricës”, njofton policia malazeze.
Osujećen pokušaj krijumčarenja narkotika iz pravca ?? u ?? preko Skadarskog jezera.
Granična policija je pronašla plovilo u kojem se nalazilo 2⃣2⃣2⃣ kg opojne droge marihuana i lišila slobode dvije osobe koje su uz krivičnu prijavu privedene postupajućem tužiocu. pic.twitter.com/MjA5FLCewe— Uprava policije Crne Gore (@PolicijaCG) February 22, 2021