Gjermania dhe Franca i bën thirrje Kosovës: Të krijohet sa më shpejt qeveria dhe të zgjidhet presidenti

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Gjermani dhe Franca kanë përgëzuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për rezultatet.

Ata gjithashtu kanë kërkuar që sa më shpejt të formohet qeveria e re dhe të zgjidhet presidenti i Kosovës.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka publikuar në rrjetin social Tëitter ku shkruan se presin që të formohet qeveria dhe të vendoset për presidentin sapo të finalizohen rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Gjermania dhe Franca do të përkrahin Kosovën në agjendën lidhur me reformat ku përfshihet forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Së bashku me BE-në ne do të mbështesim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID 19”- shkruan ai në Twitter.

Dy shtetet kanë deklaruar se janë të gatshme për të mbështetur vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian.

https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1363775909938008066