U kry! Artistja Arbnora Idrizi i dhuron Guinnessin Kosovës për 13-vjetorin e pavarësisë
Gjimnazi “Hamëz Jashari” në Skënderaj përseri ka thyer rekordin e Guinnessit, me flamurin e Republikës së Kosovës, të punuar me origami, nga artistja Arbnora Idrizi dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Lajmin e ka njoftuar kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.
"Lajm i jashtëzakonshëm. Flamuri i Republikës së Kosovës i realizuar nga artistja e komunës sonë, Arbnora Fejza Idrizi ka thyer rekordin e Guinnessit. Ajo, në Palestren Sportive të qytetit tonë, kësaj radhe ka krijuar Mozaikun më të madh Origami në botë. Artistët tonë, me veprat e tyre madhështore janë ambasadorë të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Përkrahja ime si kryetar komune për artistët dhe të rinjtë tonë nuk do të mungoj asnjëherë.Urime!"
Kjo është hera e tretë që ky gjimnaz thyen rekordin e Guinnessit.
Dhe për këtë 13 vjetor të pavarësisë së Kosovës, nuk kishte dhuratë më të bukur.