Akuzat e familjarëve të pacientëve, Rama merr në mbrojtje Infektivin: Jo çdo kush që del te gardhi i spitalit...

Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të stafit të bluzave të bardha te Infektivi, nga ku një ditë më parë pati denoncime nga familjarë të pacientëve për mungesë shërbimi dhe informacioni.

Shefi i qeverisë edhe në këtë rast fajin e gjeti te media që sipas tij japin informacion gjysmak por edhe te vetë qytetarët që denoncojnë.

Rama u ndal specifikisht te rasti i dy motrave që pretendonin se i ati u vdiq në spital për mungesë shërbimi.

Mjaftoi fakti që vajzat ishin të bijat e vëllait të  ish-deputetit Vili Minarolli që Rama të shikonte politike edhe brenda deklaratës dëshpëruese të tyre.

Rama: Ajo që po ndodh është instikti për të skandalizuar publikun me dëshmitarë që dalin te gardhet e spitaleve siç ishte një zonjë që thoshte as rrobat e të vdekurit nuk po ja jepnin se ja kishin vjedhur ndërkohë që rasti ishte i thjeshtë, zonja ku kishte kartën e identitetit me vete. Mori kartën dhe mori rrobat. Ndërkohë njerëzve ju dha një  informacion gjysmak. Siç u dha informacion gjysmak për dy zonjat e tjera që qanin babanë te gardhi i spitalit ndërkohë që pjesa tjetër e informacionit që QSUT dha saktësisht se çfarë dhe si kishte ndodhur dhe që nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje por njëkohësisht dhe partie, nuk e dha njeri.

Raste e abuzuesve dhe batakçinjve si rasti që u demaksua dhe vuri prapa hekurave katër bluza të bardha, që mos qofshin fare, dhe siç mund të ketë raste të tjera, as nuk mjaftojnë dhe jo më teprojnë për të njollosur të gjithë ata njerëz, gjithë atë personel që ka qysh një vit sot që bën një punë heroike dhe që nuk e meriton të gozhdohet nga balta dhe nga  lloj-lloj dezinformacionesh. Me respekt për njerëzit që kanë dhimbje. Punë perfekte nuk ka, çdo punë ka defekte. Me sa më shumë vetëdije që në këtë kohë dhe këtë situatë njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për të dëgjuar të dyja palët, jo çdo kush që del te gardhi i spitalit vjen te mikrofoni dhe del vetëm dhe pastaj e vërteta mbetet jetime.

LEXO EDHE

Humbi të atin me Covid në spital, e bija nga Infektivi: O Zot si e solla këtu?! Kërkoj dosjen mjekësore

Vdiq në Infektiv vëllai i ish-deputetit të PD-së, Minarolli: Nuk iu dha ndihmë, ministrja idiote mashtron me propagandë

Nuk i jepnin portofolin dhe unazën e babait te Infektivi, vajza arrin ti marrë pas denoncimit në media